Evakuohen turistët në Kullën Eiffel

449

Policia ka evakuuar turistët në Kullën Eiffel në Paris pak pas mesdite pas një rasti të çuditshëm.

Një person ishte parë duke u ngjitur në kullë dhe forcat e policisë janë vënë menjëherë në alarm.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilët kanë bërë të mundur evakuimin e personave që ndodheshin në kullë deri në momentin e sqarimit të plotë të situatës.