Skënder Brataj reagon për infektimin e Silva Binos.

235

Skënder Brataj ka reaguar për infektimin e Silva Binos me koronavirus duke i uruar shërbim të shpejtë. Infektimi i epidemiologes bëri që Brataj ti kujtojë njerëzve edhe një herë se sëmundja ka marrë përmasa më të mëdha dhe infekton cdo njeri pa kursyer personelin mjekësor.

Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Coronavirusi që tani ka marë përmasa akoma më të mëdha vazhdon të infektojë pa kursyer as personelin mjeksor. Doktoresh Silva njëra nga profesionistet më të mira të shëndëtësisë shqipëtare ka qenë në vijën e parë që me fillimin e kësaj epidemie.

Edhe doktoresh Silva nuk ishte e pa prekshme prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoresh Silva, shkroi Brataj.

Kujtojmë se në fillimet e pandemisë në vendin tonë edhe Brataj u infektua me Covid-19 por ia doli të fitojë betejën me sëmundjen dhe të kthehet sërish në krye të detyrës.