103 kandidatë nga lista e PD refuzojnë mandatin e deputetit

416

103 kandidatët nga lista e Partisë Demokratike, refuzuan këtë të martë marrjen e mandatit të deputetit në protestën përballë Parlamentit.

Kandidatët pas fjalës së mbajtur në portestë ku hodhën akuza në drejtim të qeverisë me argumentin se është e lidhur me krimin dhe se duhet të largohet, marshuan drejt KQZ-së ku depozituan edhe shkresat për refuzimin e mandatit.

Shkresat u depozituan nga sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso dhe sekretari I Përgjithshëm I LSI, Endrit Braimllari.