Vendimi i katër ministrive, “Skënderbeu çliron Krujën nga guroret”

440

Është folur gjithmonë për mbylljen e guroreve në Krujë, por me sa duket “ Viti i Skënderbeut” ka shërbyer për të arritur në një vendim të tillë.

Pasi 30 vjetësh shfrytëzim, masakra mjedisore, mbyllje dhe rihapje të guroreve, mali i Krujës shpallet zonë e mbrojtur.

Nisma është marrë për “vitin e Skendërbeut” në korrik të 2018, por që po i shtrin efektet e tij edhe këtë vit. Katër ministri firmosin mbylljen e aktivitetit të 12 guroreve në këtë zonë.

Ministri Blendi Klosi
Me mbylljen e guroreve, Mali i Krujës do të rehabilitohet për t’u kthyer në një zonë të gjelbër dhe turistike.

Ndërsa aktiviteti i 12 guroreve të licencuara do të zhvendoset në një zonë tjetër që do të përcaktohet nga ministria e energjetikës.

Në të gjithë vendin ushtrojnë veprimtarinë e 300 gurore për të cilat u deklarua se do të ketë kontrolle të vazhdueshme nga grupet task force.