Luana apo Marina, emisioni i cilës u pa më shumë mbrëmjen e së Shtunës?

268

Dy motrat e njohura të showbizit shqiptar, Luana dhe Marina Vjollca janë sërish në të njëjtën kohë në televizion. Dy emisionet transmetohen çdo të shtunë në orën 21 dhe kjo duket sikur është gara e motrave Vjollca në ekran.

Shiko kush Luan u rikthye në ekran këtë të shtunë ku moderatorja së bashku me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja pritën në studio shumë të ftuar.

Ndërkohë nga ana tjetër Klanifornia e cila ka nisur sezonin e ri prej disa javësh tërheq publikun me humorin dhe spektaklin e saj.

Luana Vjollca është ajo që ka triumfuar këtë të shtunë me emisionin e saj Shiko Kush Luan. Puntata e parë ka marrë mbi 590 mijë klikime ndërsa ajo e Klanifornisë mbi 67 mijë klikime.