Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re Presidenti i klubit të futbollit të këtij qyteti në Shqipëri (EMRI+FOTO)

265

Një lajm i trishtë ka ardhur për sportin shqiptar. Është ndarë nga jeta në moshë të re, presidenti i klubit të Elbasanit Arben Laze.

Pas një operacioni në zemër mesditën e djeshme, Laze nuk ia doli dot.

Arben Laze kishte kaluar një parainfarkt në datën 26 dhjetor e kishte qëndruar dy ditë në shtëpi. Më pas nuk është ndjerë mirë dhe me sugjerimin e miqve e shokëve është dërguar në spital ku u vendos për ndërhyrjen në zemër.

Nën presidencën e Arben Lazes ekipi i Elbasanit mori titullin Kampion në Shqipëri.

Në orën 12.00 të ditës së sotme do të ketë homazhe për nder të tij në stadiumin ‘Air Albania’.