Aktorja e njohur largohet nga Klanifornia: Këtë status jua kushtoj të gjithëve ju…

338

Aktorja Lisa Kujofsa do të largohet nga spektakli i Klanifornias. Lisa e bëri vetë njoftimin përmes rrjeteve sociale por nuk dha shumë detaje mbi arsyen e këtij largimi.

Miq të dashur. Këtë status jua kushtoj të gjithëve ju që jeni një mbështetje për mua dhe punën time në këtë rrugëtim artistik siç ishte Klanifornia. Për mua mbrëmja e sotme është dalja e fundit në Klanifornia.

Falenderoj të gjithë stafin jo vetëm kolegët aktorë por të gjithë ata që punojnë pas skenës dhe kamerave pa të cilët puna jonë do ishte e pamundur falemnderit.

Falemnderit për të gjitha duartrokitjet të qeshurat inkurajimet e mbi të gjitha kritikat të cilat do të më ndihmojnë në çdo sfidë të re që më pret. Do shihemi sepse do shihemi premtoj, shkroi Lisa.