Fotoja e fëmijëve të Ardit Gjebresë do të prekë të gjithë prindërit shqiptarë. (Foto)

576

Ky është një nga ata skenarë që do ti thyente zemrën çdo prindi, e mesa duket edhe në familjen e Ardit Gjebresë dikujt i duhet të japë përshëndetjen e fundit, për tu kthyer në folenë e tij. Djali i madh i moderatorit të njohur, Jon Gjebrea, është kthyer në SHBA ku jeton prej pak kohësh, por ndarja me Anna motrën e tij të vogël, nuk është aq e lehtë sa mund të mendoni.

Ai momenti kur përcjell vëllain në aeroport dhe nuk ndahesh dot, shkruan Arditi në Instagramin e tij, duke ndarë për ndjekësit një moment sa të dhimbshëm aq edhe të bukur. Motër e vëlla shihen të përqafuar fort me njëri tjetrin, një përqafim që mund të zgjaste sa një përjetësi. Të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar këtë foto, shumë prej të cilëve prindër që i kanë fëmijët larg.