Sa ujë duhet të pini sipas peshës trupore?

472

Pini më shumë ujë është këshilla që dëgjojmë mësë shumti, kur shprehim një shqetësim tonin! Ndonëse jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ujit në organizëm dhe zgjidhja e sa e sa problemeve është, sërish nuk pimë aq sa duhet.

Besohet e thuhet se një njeri duhet të pijë të paktën 8 gota ujë në ditë, por deri tani e keni ditur gabim! A është e mundur dhe a duhet të pijë një grua e cila peshon për shembull 58 kilogramë të njëjtën sasi uji si një burrë që peshon 88 kg?

Një studim i kryer nga Harvard T.H. Chan School of Public Health doli në përfundimin se më shumë se gjysma e të gjithë fëmijëve, adoleshentëve dhe adultëve nuk hidratohen mjaftueshëm. Moskonsumimi i ujit të mjaftueshëm mund të shoqërohet me simptoma të tilla si erë e rëndë e gojës, lodhje, marramendje, lëkurë të thatë, dhimbje koke, kapsllëk etj. Uji përdoret nga të gjitha qelizat e trupit, indet organet, ndaj i gjithë trupi juaj do e ndjejë mungesën qoftë edhe të një gote uji gjatë ditës.

Trupi e humbet ujin në një sërë mënyrash, përfshirë frymëmarrjen, djersitjen, tretjen, ndaj lind nevoja që ju të furnizoni trupin tuaj shumë shpesh gjatë ditës me ujë. Megjithatë duhet të harroni mitin e tetë gotave ujë dhe të mësoni se është pesha juaj ajo që ju dikton sa gota ujë në ditë duhet të pini.

Një fëmijë nuk ka të njëjtat nevoja si një i rritur dhe një grua 60 kilogramë nuk ka të njëjtën nevojë për ujë si një burrë 80 kilogramë.
Sa ujë duhet të pini çdo ditë?

Një njeri 36 kg duhet të pijë 1.1 litër ujë në ditë. Një person 45 kg duhet të pijë 1.4 litër. Një 54 kg duhet të konsumojë 1.7 litër ujë.

Kur një person peshon 63 kg ai duhet të pijë 1.9 litra ujë. Ndëra kur është 72 kg duhet 2.2 litra. Personat që janë 81 kg duhet të pinë 2,5 litra ujë. Një person me peshë 90 kg duhet të pijë 2.8 litra ujë në ditë.