Rindërtimi i Thumanës, tërmeti nxori në pah problemet të tjera.

252

Mbi 9 muaj nga tragjedia për një pjesë të familjeve që nuk kanë shpresë. Tërmeti i 26 nëntorit shkundi jo vetëm shtëpitë e Thumanës, por dhe pluhurin që kishte mbuluar ndër vite parregullsitë në dokumentet e tyre të pronësisë.

Nga bashkia e Krujës pohohet se problemet me këto dokumente dhe vështirësitë në shpronësime, ishin ndër arsyet e vonesës së punimeve për ndërtimin e lagjes së re pranë fushës së sportit.

Në zonë po punohet. Për tiu përshtatur projektit të ri po shemben jo vetëm shtëpitë e pabanueshme, por dhe të tjera që nuk kishin pësuar dëme të rënda. Rast i tillë është ai i Besnik Gjucit, i cili duhet të boshatisë banesën e tij deri të premten.

Lajmëruan nga Komuna, duhet të largosh gjërat. Unë kam kërkuar vlerë monetare, jam pajtuar me to në qoftë se i marr normalisht, thotë Pjetri.

Por pak metra më tutje ka ende banorë që jetojnë në çadra, disa kanë marrë lekët e po i ndërtojnë vetë, por ka dhe raste të çuditshme si ai i familjes Xhixha.

Pjesëtarët e familjes Xhixha kishin ndërtuar shtëpitë në tokën e babait, brenda të njëjtit oborr. Pas tërmetit të nëntorit, u zhvendosën në një çadër e më pas u futën në listën e trajtimit me bonus qiraje. Por vetëm një muaj më parë, sipas Lirie Xhixhës, u zbulua se një pjesë e pronës së tyre figuronte në emër të tjetërkujt, çka e bënte të pamundur përfitimin e rimbursimit apo dhe një banese të re. Rezultoj se banoj në liqenin e Thumanës, ndërkohë që familja ime ka 120 vjet që banon këtu, thotë ajo.