Në pranga sapo doli nga Ambasada e SHBA, jepet masa e sigurisë për 41 vjeçarin.

387

Fituesi i lotarisë mashtroi me diplomën, arrestohet sa doli nga Ambasada e SHBA.

Më 21 gusht, Top Channel raportoi historinë e 41 vjeçarit, të cilit iu hodhën prangat nga forcat Shqiponja menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi rastin e falsifikimit e mashtrimit me vizat, që konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

Agron Selmani, siç thonë burime të besueshme të policisë, ishte fitues i lotarisë amerikane. Por mes dokumentave që ka dorëzuar në ambasadë përpara se të intervistohej, ai ka depozituar edhe të dhëna të rreme, siç ishte një diplomë që e paraqiste 41 vjeçarin si të diplomuar në shkollën e mesme Jordan Misja në Shkodër.