Ish-ministri grek: Nuk ka Vorio-Epir, Kaçifas u vra në jug të Shqipërisë

483

Ish-ministri i Arsimit në Greqi dhe deputet i partisë qeverisëse Syriza, Nikos Filis, ka deklaruar se Kostandino Kaçifa, është vrarë në jug të Shqipërisë dhe jo në Vorio-Epir, sikurse përflitet në qarqet anti-shqiptare.

“Është Jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri. Janë territore shqiptare, ka dominim të popullsisë shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se janë larguar. Por kjo është histori tjetër. Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek. E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë, çfarë do të thonit”.

Sipas deputetit greg Filis veprimi i policisë shqiptare, që i është kundërpërgjigjur breshërisë së kallashnikovit të Kaçifas, është tërësisht i mirëkuptuar.