Zbulohet shifra e majme që u pagua Gabriel Garko për pranimin e orientimit të tij seksual.

Pak ditë më parë aktori italian Gabriel Garko pranoi gjatë emisionit Grande Fratello VIP se ishte homoseksual. Aktori u përball me ish të fejuarën e tij duke treguar para kamerave se kishte ardhur koha të lirohej nga ky sekret.

Por gazetarja italiane Selvaggia Lucarelli ka treguar se rrëfimi i tij nuk ka qenë falas. Për të ndarë këtë lajm me publikun, ai është paguar nga dy televizione.

Sipas saj aktorit i kushtoi 60 mijë euro rrëfimi i të vërtetës Garko gjithashtu donte që të çlirohej nga kjo barrë por ai e bëri sipas burimeve të mia për shumën modeste prej 30 mijë euro për Grande Fratello Vip dhe 30 mijë euro për Verissimo, ka treguar gazetarja.

Flamur Noka i përgjigjet Spiropalit: Të hajë peshkun e Shirokës.

Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka ishte i ftuar në studion e emisionit Aktualitet nga Bejdo Malo ku foli për temat që kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit. Duke nisur nga ngjarjet e fundit në Elbasan thotë se nuk është parë ndonjë arrestim nga policët që sipas tij heshtin për cdo gjë pasi mbeten pa punë ose i vràsin.

Keni parë ndonjë nga klanet që të arrestohet? Kurrë. Kemi parë si hidhet gaz lotsjellës pa mëshirë ndaj opozitës. Fitore e madhe ndaj policisë së shtetit. Ky është inkriminim dhe politizim. Kjo nuk është polici shteti por pushteti ndaj sillet kështu. Sepse pushteti dhe shteti janë bërë njësh. Ata detyrohen të rrinë të strukur se ose iu ik koka, ose iku ik buka dy rrugë kanë. Kupola është thellësisht e korruptuar dhe inkriminuar, tha Noka.

Në fjalën e tij theksoi se zgjidhja e vetme është 25 Prilli për tu cliruar nga krimi e korrupsioni ndërsa i dha edhe një përgjigje ministres Spiropali që para disa ditësh në një studio televizive tha se do ti hajë për së gjalli për të cilën tha Elisa të shkojë të hajë peshkun e atij Shirokës po lëre.

Ndërsa nuk la jashtë vëmendjes cështjen e Detit duke treguar se Rama u kthye tek varianti i Berishës dhe tashmë sipas tij është përrallë e mbaruar.

Kur ka problematika të tyre që i djeg shumë këta sajojnë problematika të tjera fallso që njerëzit të mbyten pas tyre dhe të harrohet e vërteta. Ka vetëm një dhe vetëm një cështja e Detit është përrallë dhe ka mbaruar. Rama u kthye tek varianti i Berishës dikur e shau e sulmoi e cfarë si tha dhe sot u kthye prap. Kur?

Ditën kur u kthye në Athinë. Ne do të merremi nga sot deri më 25 Prill katandisjen që i ka bërë Rilindjen këtij vendi dhe rrugët që opozita ka si zgjidhje. Tani është katandisur me gjysmën e shikueshmërisë së Bashës, tha Noka.

Shkarkohet ish-kreu i Prokurorisë

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e datës 9 prill 2019 të KPK, e cila vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ferdinand Elezi.

Me vendimin e sotëm të KPA-së, Elezi mbetet përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.

Njoftim vendimi Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi, kundër vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa a e ligjit nr.84/2016, Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.09.2020.

Gjithçka pa lajmëruar? Pamjet nxjerrin bllof ministren e re të Arsimit.

Evis Kushi ka vetëm dy javë që ka marrë detyrën e re si Ministre e Arsimit dhe ka nisur inspektimet nga afër në shkolla të ndryshme të vendit për të parë sa respektohen masat ndaj Covidit. Por në filmimet e saj nga Durrësi që janë publikuar rreth tre orë live në faqen e saj ka diçka që nuk shkon.

Ministrja thotë se ka bërë vizitë të palajmëruar në qytetin bregdetar për të mbikëqyrur ecurinë e procesit mësimor për të ulur impaktin e infeksionit por vihet re se dërrasa pas kurrizit të saj zbulon të vërtetën se kur janë realizuar filmimet.

Zgjedhja e shkollave ishte krejt e rastësishme. Vizita ishte e palajmëruar dhe mbeta e kënaqur sepse gjeta një situatë shumë të mirë, thotë Kushi ndërsa data që është e shkruajtur në dërrasë përkon me një ditë më parë.

Po në video vihet re se takon një nxënës që nuk mban maskën dhe nuk merret asnjë masë ndaj tij vecse i jep këshilla dhe më pas bëjnë takimin me grushta. Pse je pa maskë? Nuk duhet të rrish pa maskë se mund të marrësh virusin mund tja çosh mamit babit dhe gjyshes. Kështu që asnjëherë pa maskë, i tha Kushi.

Edhe në fotografitë që publikoi ditën e djeshme nga takimi me fëmijët e Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë por data përkon me 28 Shtatorin.

Këto veprime të ministres së re të Arsimit të lënë të kuptosh se gjithçka bëhet me plan dhe rasti me fëmijën mund të mos ketë qenë një rastësi por e planifikuar që Kushi duket sikur po bën punën por në fakt po tenton të futet në botën e spektaklit.

Bilanci i të prekurve me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve institucioneve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Virusi është ende mes nesh dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin në këto bashki 49 raste në Tiranë 16 në Durrës 8 në Elbasan 7 në Shijak 6 në Korçë nga 5 raste në Kukës Berat nga 4 raste në Shkodër Krujë Fier 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin Lezhë Has Vlorë Përmet Dibër Klos Patos nga 1 rast në Kavajë PogradecSarandë Delvinë. Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 47 vjeçar nga Shkodra një 72 vjeçare nga Elbasani një 75 vjeçare nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Maska e flokëve që ju shpëton nga më shumë se një problem.

Sipas New Health Guide vaji i kokosit është më i miri për tu përdorur në flokët tuaj. Nuk është thjesht një çështje e vendosjes së vajit në kokë dhe kaq.

Për rezultatet më të mira vaji duhet të mbahet në kavanoz i cili më pas ngrohet në një enë me ujë të ngrohtë. Uji i ngrohtë duhet gjithashtu të përdoret për të lagur flokët tuaj dhe pastaj vaji duhet të përhapet nëpërmjet tij dhe duarve tuaj nëpër rrënjë. Duhet du lugë për flokë të shkurtër dhe dy lugë për flokë të gjatë.

Masazhoni këtë vaj të paktën për tre minuta dhe më pas mbajeni për 20 deri në 30 minuta. Vaji i kokosit gjithashtu mund të përdoret për të luftuar thinjat e flokëve.

Kombinoni një filxhan vaji me një grusht kerri dhe vlojini për 6 deri në 8 minuta. Pasi të ftohet ngjyrosni vajin dhe masazhoni atë në kokën tuaj duke e përdorur atë tre ose katër herë në javë vetëm para shtratit.

Fiori Dardha emocionon dedikimin për të ëmën: Mos më bëj foto se më kanë rënë flokët.

Nuk është hera e parë që Fiori Dardha ndan në profilin e saj momente nga jeta e saj familjare ku sigurisht nuk mungojnë dedikimet për Abelin dhe mamanë.

Kjo e fundit ndodhet e shtruar prej ditësh në spital megjithatë Fiori është siguruar ti qendrojë pranë çdo ditë ndërsa dje i ka dedikuar fjalët më emocionuese që një bijë mund ti dedikojë nënës.

Ajo është rikthyer disa vite më parë në kohë, kur Fiorit i është dashur të qendrojë për një muaj në spital. Moderatorja ka kujtuar me detaje momentet kur e ëma ishte shoqëruesja e saj e pandarë duke i dhënë kurajo së bijës ta kalonte sa më lehtë atë vështirësi.

Duke treguar se si i shkëlqenin sytë kur asokohe shihte nënën tek dera e dhomës së spitalit Fiori është shprehur se të njejtin shkëlqim sheh ajo tek sytë e saj çdo ditë kur shkon ti qëndrojë pranë.

Dojna Mema bashkëpunon me Erion Veliajn: Me këtë djalin zdroms.

Pak kohë më parë moderatorja Dojna Mema bëri të ditur që nuk do të jetë më as autore as moderatore e Pop Culture. Që nga ai moment të gjithë u bënë kuriozë rreth projektit të saj të rradhës për të cilin nuk kishte folur ende.

Së fundmi Dojna ka publikuar në rrjete sociale një foto krah kryebashkiakut Erion Veliaj. Ajo ka treguar se ka nisur një bashkëpunim me të por pa zbuluar detaje.

Me këtë djalin zdroms duke folur mbi projekte të reja dhe me shumë yje, ka shkruar moderatorja krahas fotos.

Kastro Zizo: Alkooli po më shkátërronte dita-ditës, ja kush më bëri të heq dorë.

Kastro Zizo pak kohë më parë u bë baba për herë të tretë dhe ardhja në jetë e Dantes ishte një pikë kthese në jetën e tij.

Gjatë një interviste në Wake Up Kastro Zizo tregoi se Dante solli një revolucion të brendshëm tek ai duke e bërë të reflektojë dhe të marrë vendime të rëndësishme siç është lënia e alkoolit. Ai u shpreh se alkooli po i shkátërronte jetën dhe marrëdhënien me njerëzit që donte.

Nuk rresht së thëni, kam pasur revolucion goxha të madh të brendshëm dhe në momentin që njeriu ka një vetëndërgjegjësim me veten e tij sigurisht që edhe në raport me të tjerët i ka shumë herë më të mira.

Ky revolucion nuk erdhi kot por si pasojë e një reflektimi që pata dhe disa vendimmarrjeve që pata një ndër tyre edhe lënia e alkoolit që për shumë kohë më kishte turbulluar, më kishte marrë peng një pjesë shumë të mirë të vetes sime dhe më kishte shkátërruar dhe po më shkátërronte dita ditës raportet me njerëzit që i doja.

Sigurisht kam përshtypjen që është mirë që njeriu ti rikthehet të së shkuarës për të reflektuar. Po lë pas pendesat që kam. Në fund fare gjithë jeta jonë është një harddisk i vogël me kujtime dhe e mira është që të mbeten të mirat, tha Kastro Zizo.

Fifi dhe Ermal Fejzullahu bashkë për projektin e ri, jo vetëm kolegë por edhe…

Fifi ka treguar një ditë më parë se po punon për projektin e saj më të ri. Ashtu siç dhe u përfol disa kohë më parë këngëtarja do të vijë në bashkëpunim me artistin e njohur Ermal Fejzullahu.

Mirëpo një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen. Përveç se janë kolegë Fifi dhe Ermali kanë edhe lidhje farefisnore me njëri tjetrin ata janë kushërinj.

Fifi ka publikuar një foto me Ermalin dhe i ka bërë foto duke ju referuar si Kusho. Edhe një vit më parë teksa Ermali ka qenë i ftuar në Shiko kush luan ai dhe Fifi kanë pranuar se janë kushërinjt të largët.

Dyshja tashmë ka bashkuar forcat dhe me siguri do të sjellin një super hit ashtu si kanë bërë gjithmonë.