Fiori Dardha emocionon dedikimin për të ëmën: Mos më bëj foto se më kanë rënë flokët.

75

Nuk është hera e parë që Fiori Dardha ndan në profilin e saj momente nga jeta e saj familjare ku sigurisht nuk mungojnë dedikimet për Abelin dhe mamanë.

Kjo e fundit ndodhet e shtruar prej ditësh në spital megjithatë Fiori është siguruar ti qendrojë pranë çdo ditë ndërsa dje i ka dedikuar fjalët më emocionuese që një bijë mund ti dedikojë nënës.

Ajo është rikthyer disa vite më parë në kohë, kur Fiorit i është dashur të qendrojë për një muaj në spital. Moderatorja ka kujtuar me detaje momentet kur e ëma ishte shoqëruesja e saj e pandarë duke i dhënë kurajo së bijës ta kalonte sa më lehtë atë vështirësi.

Duke treguar se si i shkëlqenin sytë kur asokohe shihte nënën tek dera e dhomës së spitalit Fiori është shprehur se të njejtin shkëlqim sheh ajo tek sytë e saj çdo ditë kur shkon ti qëndrojë pranë.