Zbulohet shifra e majme që u pagua Gabriel Garko për pranimin e orientimit të tij seksual.

271

Pak ditë më parë aktori italian Gabriel Garko pranoi gjatë emisionit Grande Fratello VIP se ishte homoseksual. Aktori u përball me ish të fejuarën e tij duke treguar para kamerave se kishte ardhur koha të lirohej nga ky sekret.

Por gazetarja italiane Selvaggia Lucarelli ka treguar se rrëfimi i tij nuk ka qenë falas. Për të ndarë këtë lajm me publikun, ai është paguar nga dy televizione.

Sipas saj aktorit i kushtoi 60 mijë euro rrëfimi i të vërtetës Garko gjithashtu donte që të çlirohej nga kjo barrë por ai e bëri sipas burimeve të mia për shumën modeste prej 30 mijë euro për Grande Fratello Vip dhe 30 mijë euro për Verissimo, ka treguar gazetarja.