Hekuran Krasniqi dhe grupi “Fisnikët”, sjellin hitin e ri

564

Këngëtari i famshëm shqiptar, Hekuran Krasniqi, ka sjellë bashkëpunimin e radhës me grupin “Fisnikët”. Kënga titullohet “Shqiptare”.

Pavarësisht se ka shumë kohë në tregun muzikor shqiptar. sapo i përmendin emrin, me siguri ju vjen ndërmend hiti “Ajo më mbyti”, që Hekuran Krasniqi solli në bashkëpunim me grupin “Fisnikët”.

Mirëpo suksesi i këngëtarit ka vazhduar me publikimin e këngëve të tjera dhe së fundmi vjen sërish me një bashkëpunim me “Fisnikët”. Kënga e re titullohet “Shqiptare”, dhe pritet të jetë hiti i radhës që do të pushtojë tregun muzikor në viset shqiptare.

Kënga e sapo publikuar flet për lartësimin e figurës së femrës shqiptare, vlerave virtyteve dhe bukurisë së saj. Për tekstin është kujdesur Agim Gërguri dhe muzika dhe orkestrimi, si gjithmonë, i është besuar vetë Krasniqit.