SHBA: Dënimi i Shullazit e Balilit, sukses

408

Në ditën e drejtësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përcollën mbështetjen për sistemin gjyqësor në Shqipëri, përmes këshilltares ligjore të OPDAT, Michelle Lakomy. Edhe ketë here përfaqësuesit e Uashingtonit kane folur me emra konkrete.

Ekspertja amerikane i quajti fitore te drejtësisë dënimin e Klemend Balilit dhe Emiljano Shullazit.

 

“Dënimi së fundmi i Klement Balilit është vetëm një shembull se si sistemi, dhe procesi, funksionuan. Një kriminel i njohur u arrestua pasi u dorëzua, pronat iu sekuestruan për të ndaluar aktivitet të mëtejshëm kriminal, dhe pati një gjyq të drejtë, u gjet fajtor dhe tani është dënuar. Në rastin e Emiljano Shullazit, një tjetër kriminel i tmerrshëm u hetua, arrestua, akuzua dhe u lejua të mbronte veten energjikisht në gjykatë, e cila në fund dha një gjykim bazuar në fakte dhe ligj. Në të dy rastet, ishte procesi ai që fitoi. Dhe ajo fitore e procesit tregon se sistemi mund të funksionojë kur prokurorë të guximshëm, të ndershëm dhe të pavarur zotohen të përmbushin detyrat me integritet. Këto raste iu japin gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë shpresë dhe frymëzim.”

 

Para prokurorëve të Tiranës dhe studentëve magjistratë, përfaqësuesja e misionit që asiston drejtësinë shqiptare foli për ndryshime pozitive që po ndodhin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

 “Në të kaluarën, kërcënimet për dhunë mund t’i mbanin gjyqtarët dhe prokurorët jashtë sallave të gjyqeve dhe ryshfeti mund të mbante personat jashtë burgut. Sot, po fillojmë të shohim se procesi, jo individët, po fillon të hedhë rrënjë dhe sistemi i drejtësisë që populli shqiptar meriton po fillon të marrë formë.”

 

Lakomy tha gjithashtu se të gjithë duhet të jenë në krah të gjyqtarëve që kërcënohen për të ndërtuar një të ardhme me te mire dhe te sigurte per vendin.