Moti i keq “pushton” Tiranën, Veliaj: Minimizoni lëvizjet

387

Tirana është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e kësaj të hëne.

Si pasojë, disa pemë janë rrëzuar në rrugë ndërsa nuk janë evituar as përmbytjet në disa zona të veçanta.

Në një postim në Twitter, kryebashkiaku Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet deri në stabilizimin e situatës.