Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën duke u përplasur nga një ambulancë. Fëmija nga Lezha po qëndronte në radhë prej ditësh me familjen e tij në pritje për të kaluar pikën kufitare, por që fatkeqësisht i ka dalë para ambulancë duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia e ambulancës, që në fakt po transportonte nga Kakavija në drejtim të spitalit rajonal Gjirokastër një grua që kishte probleme shëndetësore.
Në atë moment fëmija i ka ikur nga dora të ëmës që po prisnin në radhë të bllokuar pranë mjetit të tyre dhe ka dalë para ambulancës. Përplasja ka qenë tepër e fortë duke i marrë jetën 10 vjeçarit SN.
I mituri ka marrë plagë të shumta duke humbur jetën në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kthesës së Bularatit në orën 10:30. Familja nga Lezha kishte që mbrëmjen e djeshme që priste në radhë për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës.