Prej disa kohësh, Dj Sardi është përfolur në mediat rozë për një lidhje të re, derisa ai vetë e pranoi nëpërmjet disa fotove me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, por pa zbuluar portretin e plotë të saj. Ndryshe nga Sardi ajo është e panjohur për publikun dhe nuk dimë shumë për të.
Së fundmi, në një intervistë për revistën Story, Sardi e ka thyer heshtjen duke folur rreth historisë së re të dashurisë. Ai ka treguar se nuk e ka zgjedhur partneren për faktin se ajo është e panjohur por sepse kanë 12 vite që njihen dhe pëlqehen.
Zgjodha atë dhe jo faktin që është e panjohur. Mund të them që është shumë interesante dhe kemi 12 vite që pëlqehemi. Më në fund ia gjetëm telat njëri-tjetrit, ka rrëfyer Sardi.
Ndërsa për unazën e famshme që ka në gisht, për të cilën folën pafund të gjitha portalet ai ka thënë se është simboli i një premtimi që i ka bërë partneres, se do e dojë gjithmonë.
