Flor Binaj zbulon ku do ta shohim sezonin e ri.

258

Këto kohë është përfolur se emisioni i humorit Portokalli që mban logon e Top Channel që prej krijimit do të zhvendosej në një televizion tjetër. Mirëpo fjalët nuk janë konfirmuar as nga regjisori Altin Basha dhe as nga aktorët.

Madje Florjan Binaj i ka hedhur poshtë këto zëra, duke konfirmuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e kastit të aktorëve të emisionit të humorit edhe në sezonin e ri që pritet të nisë në tetor në Top Channel.

Unë po punoj për personazhet që kam dhe pesonazhet e rinj. Tetori do të jetë një sezon gallatë, ku streset do shfryhen mjaftueshëm me Portokallinë dhe ne mezi presim të jemi në ekran, është shprehur Flori .