Mbi 400 persona ribëjnë vaksinën, frikë nga fruthi

507

Të paktën 400 persona janë vaksinuar gjatë ditëve të fundit në Korçë, pas evidentimit të disa rasteve të të prekurve nga fruthi.

Frika nga fruthi ka bërë që dhjetëra persona të lindur në vitet 1980-‘90 t’i drejtohen Qendrës së Shëndetit Publik për t’u vaksinuar. Nga ana tjetër, edhe vet qytetarët e Korçës duken të predispozuar për të marrë dozën përkatëse dhe për të shmangur infektimin e tyre nga fruthi.

Dozat e vaksinave janë shpërndarë edhe në qendrat shëndetësore të Korçës, ku vet qytetarët mund të shkojnë dhe të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre.