“Çohu by*ë pa larë”, gruaja rreh dhe tërheq zvarrë burrin në Pogradec (Video)

485

Në Shqipëri krimi në familje është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe çdo ditë ka raportime për dhunë bashkëshortore, kryesisht të ushtruar nga burrat. Por në Pogradec, duket se është prishur lineariteti që karakterizon shoqërinë shqiptare dhe gratë i kanë hyrë në “dajak” burrave.

Një video që është bërë virale në rrjet, tregon një grua që tërheq zvarrë bashkëshortin e saj në mes të qytetit për ta futur brenda në shtëpi.https://www.facebook.com/583363525062361/posts/2215445281854169/

Ngjarja është filmuar nga qytetarë të rastit dhe tregon dhunën e ushtruar nga Elsa ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e ka parë të shtrirë në rrugë, ndoshta edhe në gjendje të dehur.

Ajo dëgjohet në video teksa i thotë të ngrihet dhe të shkojë në shtëpi, por burri nuk lëviz, pasi mezi e mbajnë këmbët. Pasi burri nuk i bindet, Elsa me fshesë ne dorë e godet vazhdimisht dhe i gjuan me shkelma për ta çuar në shtëpi.

Në një moment madje i thotë edhe “by*ë pa larë”. Kur burri i shtrirë kupton se po filmohet nis edhe të qaj me zë të lartë në rrugë dhe në shenjë turpërimi nuk e ngre kokën nga trotuari i rrugës ku e kishte mbështetur.

Disa nga fqinjët dalin dhe e qortojnë gruan që të mos e rrahë, sepse sipas tyre do shkojë vetë në shtëpi, por ajo i shmang dhe vazhdon të dhunojë bashkëshortin. Në fund të dy futen tek hyrja e pallatit, ku mesa duket edhe banojnë.