Ky veprim i përditshëm ndikon në plakjen para kohe.

269

Fillimi i një rutine bukurie kundër plakjes në të tridhjetat tuaja është një ide e mirë pasi mënyra më mirë për të luftuar rrudhat është ti parandaloni ato. Sidoqoftë gabime të caktuara në rutinë mund ta përkeqësojnë lëkurën dhe të bëhen faktorë kryesorë në shfaqjen e rrudhave.

Specifikisht larja e tepërt e fytyrës mund të jetë një nga gabimet më të thjeshta për tu bërë dhe është pikërisht ajo që duhet të ndaloni së bëri nëse doni një lëkurë më të freskët dhe rinore.

Edhe pse larja e fytyrës është një pjesë e rëndësishme e rutinës për një lëkurë të shëndetshme nëse e teproni dëmet mund të jenë të mëdha.

Larja e tepërt, jo vetëm që e bën lëkurën të thatë e të irrituar, por në mënyrë paradoksale bën që lëkura të prodhojë edhe më shumë vaj se më parë. Kjo rrit edhe mundësitë për shfaqjen e akneve.

Sa shpesh duhet ta lani fytyrën? Dy herë në ditë: në mëngjes dhe në mbrëmje. Ju duhen vetëm 20-30 sekonda për të pastruar fytyrën tuaj.

Larja e tepërt mund të duket si një gabim i padëmshëm por mund të ndikojë në pamjen dhe ndjesinë e përgjithshme të lëkurës tuaj.