Po transportonte 5 sirianë dhe tentoi t’i largohej policisë, një i arrestuar

137

Policia e Pogradecit ka berë te mundur arrestimin e një shtetasi ende të paidentifikuar, pasi ky i fundit ishte duke transportuar disa refugjatë sirianë drejt kryeqytetit.

Kanë qënë blutë e qytetit të cilët i janë vënë në ndjekje mjetit duke ngritur edhe postoblloqe në qytet, por drejtuesi i mjetit i ngarkuar me sirianë ka pikasur postbllokun e ngritur në hyrje të qytetit duke e shmangur atë.

Mjeti, pasi ka hyrë kundravajtje është përplasur me një bordure, duke bërë të mundur ndalimin nga ana e policisë dhe shoqërimin e drejtuesit të mjtit drejt komisariatit.

Sipas burimeve dyshohet se në mjet ka pasur 5 refugjatë, të cilët prisnin të transferoheshin drejt kryeqytetit.

Ndërkohë policia u vu në ndjekje edhe të një mjeti tjetër që shoqëronte mjetin e ngarkuar me refugjatë.

Në ndjekje të tyre kanë qenë 4 mjete policie, ndërsa 2 drejtuesit e mjetit tip BENZ dhe ML janë shoqeruar drejt Komisariatit të Pogradecit për veprime të mëtejshme proceduriale.