Ilda Bejleri flet për arsyet e largimit nga Top-Channel.

300

Në një intervistë për Abc News pyetur në lidhje me shkëputjen nga televizioni, Ilda Bejleri shprehet se tashmë është fokusuar tek biznesi i saj dhe justifikon në formë humori shkëputjen nga ekrani me pandeminë.

Po nuk është se ndodhi ndonjë gjë thjesht koronavirusi na kapi të gjithëve papërgatitur edhe eksperienca ime tek Procesi Sportiv ka qenë padiskutim shumë e bukur edhe diçka për tu provuar, por do thoja këto 11 vjet në Digitalb, isha mësuar që prezantoja vetëm. Ishte një sukses me Manushin, pa diskutim, sepse edhe shikueshmëria ishte goxha e madhe, kështu që kjo më vërteton dhe njëherë që të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur në vite, më ndjekin kudo që jam, pra ndjekin Ildën dhe jo programin dhe mendoj që ndoshta edhe jemi lodhur pak nga këto klishetë. Janë lodhur shikuesit, por jam lodhur dhe unë.

Që domethënë, edhe sporti ka nevojë për një analizë reale, ka nevojë për njerëz që thonë të vërtetën, që e kanë profesion dhe që e dashurojnë sportin. Jo çdokush mund të flasë për futbollin apo për sportin dhe ato minutat janë shumë të rëndësishme për të gjithë ata që na ndjekin.

Në momentin kur unë shikoj që mua nuk më mbushet mendja, atëherë preferoj që të rikthehem sërish me një gjë shumë serioze, ashtu siç kemi bërë gjithmonë me SuperSport: analiza për futbollin dhe njerëz që dinë të flasin për sportin ashtu siç duhet.

Do preferoja të vija pak ndryshe, por nuk po e zbuloj se për çfarë bëhet fjalë, por premtoj që do rikthehem sërish me sportin në një moment kur edhe koronavirusi të ketë kaluar.