Procedohet penalisht pronari i lokalit të basteve në Fier.

490

Në kuadër të aksionit të kontrollit për evidentimin e shkeljeve ligjore për ushtrimin e aktivitetit të palishmëm të lojërave të fatit policia e Fierit ka proceduar këtë here penalisht një 26 vjeçar, i cili ishte pronar i një lokali në Ballsh të Fierit.
26-vjeçari me inicialet K.M është proceduar këtë të premte në Ballsh, pasi u konstatua se ky subjekti kishtë përshtatur një ambient për zhvillimin e lojërave të fatit, ndërsa akuzohet për veprat penale të organizimit të llotarive të palejuara dhe në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara.

Mësohet se procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij në qytetin e Ballshit iu gjet një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa. Ligji për mbylljen e lojërave të fatit hyri në fuqi më date 1 janar të vitit 2019 në në të gjithë territorin e Shqipërisë, që ndalon ushtrimin e aktiviteteve te basteve në kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, dhe u miratua nga Parlamenti në fund të muajit tetor të vitit të kaluar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, vijojnë kontrollet nga policia në Qarkun Fier.Konstatohet 1 subjekt i cili ishte përshtatur për zhvillimin e lojrave të fatit.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa.Procedohet penalisht pronari i subjektit.
Konkretisht u procedua penalisht shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” .Procedimi ndaj këtij shtetssi filloi pasi në qytetin e Ballshit në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa.
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.