Messi fiton Topin e Artë, kalon rivalin Ronaldo

368

Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë për vitin 2019. Argjentinasi bëhet kështu fitues për herë të gjashtë i trofeut prestigjioz individual, duke kaluar rivalin më të madh të tij, Cristiano Ronaldo, i cili u rendit i treti.

Më parë, sulmuesi argjentinas e ka fituar Topin e Artë në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015. Deri sot ai ishte në barazim me Cristiano Ronaldo-n, i cili kishte po 5 trofe të tillë. 

Vendimi duket se nuk ishte befasues për CR7, i cili nuk ishte fare i pranishëm në mbrëmjen e organizuar nga revista “France Football”, e cila edhe akordon këtë çmim.