Fifi dhe Flori nuk e ndjekin më njëri-tjetrin Instagram. Çfarë ka ndodhur mes tyre?

539

Marrëdhënia e Fifit me Flori Mumajesin është diskutuar shumë që prej publikimit të videoklipit “Ia ke bo vetes”, ku ata shfaqeshin shumë afër njëri-tjetrit. Madje, në media u përfol se mes dy këngëtarëve mund të kishte diçka më shumë se miqësi, por asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi këtë gjë.

Fifi dhe Flori nuk kurseheshin as me pëlqime dhe komente në Instagram, por çuditërisht, së fundmi ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. E kontaktuar nga Iconstyle, Fifi nuk ka preferuar të japë detaje lidhur me faktin se pse ata e kanë fshirë njëri-tjetrin nga Instagrami.

“Besoj se është pak si shumë private si temë, por gjithsesi ne besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma”, -ka thënë Fifi për iconstyle.al. Nuk e dimë as çfarë ka dashur të thotë Fifi me këtë dhe as çfarë ka ndodhur realisht mes tyre, megjithatë mbetet për t`u parë si do të shkojë kjo histori!