E kemi parë tek merr formë, por “Arena Kombëtare” tashmë pezullon punimet dhe shkaku është…

569

Mesa duket “Arena Kombëtare” mund të ngecë në përfundimet e ndërtimit të saj. Ditët e fundit kemi parë imazhet e shumta nga FSHF, se si ajo po merrte formë dhe ndodhej në prag të përfundimeve të saj, së bashku me selinë e re të FSHF, por mesa duket është Ministria e Financvae, që tashmë ka një lajm të keq për stadiumin.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të FSHF: “Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.” Sipas FSHF, institucioni ka qenë serioz në deklarimin e kostove dhe mbajtjes së bilancit, gjë e cila sipas tyre interpretohet si një dashakeqësi politike.

Kjo është problematika, e cila ka lënë përgjysmë punimet. Tashmë, FSHF pritet t’i drejtohet gjykatës për t’i dhënë zgjidhje problemit dhe punimet mund të pezullohen për një kohë të pacaktuar.