U gjet i vdekur në rrugë / Policia: 34 vjecari është vrarë

459

34 vjecari i cili u gjet i pajete mengjesin e kësaj të mërkurë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë është vrarë.

Ndonëse fillimisht u “shit” si një vdekje për arsye shendetësore pasi viktima Kreshnik Dashaj kishte pasur problem së fundmi me zemrën, në fakt ngjarja është me natyre kriminale.

Policia e Vlorës konfirmoi se pas ekspertizës që iu bë 34 vjecarit, rezultoi se ai kishte plagë plumbi në shpatull.

Kreshnik Dashaj, ishte prind i nje femije dhe punonte ne nje fasoneri.