U përplas nga makina, motori shpërthen në flakë

323

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Vlorës në rrugën Transballkanike.

Një makinë ka përplasur një motor, i cili pas rrëzimit ka shpërthyer në flakë duke shkaktuar panik tek banorët.

Fatmirësisht drejtuesi i motorit ka shpëtuar pa plagë të rënda. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për shuarjen e zjarrit i cili tërhoqi dhe vëmendjen e shumë kalimtarëve në zonë.

Ndërkohë policia ka nisur një hetim për gjetjen e shkaqeve të aksidentit.