Kur do të nisën protestat e opozitës? Ish deputetja e PD zbulon detajet.

Ish deputetja e PD, Dhurata Çupi, ka zbuluar se deri në datën 18 tetor, opozita nuk do të dalë në shesh për të protestuar. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ajo tha se për shkak të përgjegjshmërisë për hapjen e negociatave, opozita nuk do të dalë në shesh, por sipas saj format e protestës do të jenë vetëm kontaktet me qytetarët.

Protesta është një nga alternativat e PD. Ne deri në 18 tetor, për shkak të përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë ne nuk do të mbushim sheshet me protesta, por format e protestës do të jenë në kontakte me qytetarët.

Ne do të presim një PO nga të gjitha vendet e BE, për të hapur negociatat. Kemi 6 vite që shkojnë dëm vendit tonë nga një qeveri e papërgjegjshme, dhe ne do të bëjmë çmos. Do të lobojmë fort për të marrë një PO për hapjen e negociatave. Protestat do të jenë një nga format e artikulimit të PD, po bëhet platforma e detajuar e PD, u shpreh më tej ajo.

Historike! Shiten të gjitha biletat për derbin Tirana-Partizani

Në orën 19:00 do të zhvillohet derbi Tirana-Partizani në stadiumin Selman Stermasi.

nteresi për këtë ndeshje është shumë i madh. Këtë e tregon edhe fakti që biletat janë shitur të gjitha, diçka që nuk ka ndodhur më parë në një përballje mes këtyre ekipeve. Numri i biletave të shitura është 8000.

Lajmin për shitjen e të gjtha biletave e ka bërë publik klubi i Tiranës. Në një postim në facebook bardheblutë bëjnë me dije se të gjitha biletat janë shitur dhe se stadiumi do të hapet në orë 17:00 për tifozerinë në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata.

Gjithashtu klubi i bën thirrje tifozerisë që të mos përdorin sendet e forta, shishet plastike, dhe mos të bëjnë xheste antisportive sepse është klubi ai që dëmtohet.

Ndeshja pritet të jetë emocionuese kjo edhe për faktin që Tirana dhe Partizani janë dy ekipet kryesore pretendentë për titullin kampion dhe diferenca mes tyre është vetëm 3 pikë.

Revoltohet Adrola Dushi: Dashuria është bërë një xhep plot mesazhe.

Adrola Dushi është nëj nga modelet më të bukura shqiparë. Prej kohësh ajo është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adrola iku jashtë shtetit pas divorcit nga babai i djalit të saj. Ndërkohë ajo është shprehur e revoltuar për realitetin në të cilin jetojmë. Një reagim të tillë nuk e kishim parë më parë prej modeles.

‘Mirësevini në shek.XXI… Ku seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe. Ku të humbasësh celularin është më keq se sa të humbasësh vlerat.
Ku të pish e të tymosësh është në modë e nëse nuk e bën, je demode.
Ku banjot janë kthyer ne studio fotografike dhe kisha vendi perfekt për të bërë check in.

Shekulli XXI, ku burrat e gratë i tmerron më tepër shtatzania se sa HIV. Ku njerëzit “vdesin nga frika” ndaj terroristëve dhe kriminelëve më shumë se sa t’i frikësohen Zotit.
Ku veshjet tregojnë vlerën e një njeriu. Ku të kesh para është më e rëndësishme se sa të kesh miq e të afërm.

Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati edhe t’i mohojnë prindërit e tyre, në emër të “dashurisë” virtuale.
Ku prindërit harrojnë të mbledhin gjithë familjen në tryezë për një darkë të qetë për të folur se si i ka shkuar dita gjithesecilit, sepse janë të zënë me celularët.
Ku burra dhe gra shpesh kërkojnë marrëdhënie pa angazhime ku detyrimi i vetëm është “të pozojmë bukur për fotot që do të publikojmë në rrjetet sociale, për t’i treguar dynjasë dashurinë tonë të përjetshme”.

Ku jeta është bërë tërësisht publike dhe dashuria një pjesë teatrale.
Ku më i famshmi apo më i ndjekuri me më shumë “like” në foto është ai që shtiret më bukur sikur është i lumtur ; ai/ajo që poston foto në vende ekzotike apo luksoze, i rrethuar nga “miqësi boshe”, me “dashuri” të paqarta… Ku njerëzit harrojnë të kujdesen për shpirtin e tyre të zbrazët, duke iu dedikuar për orë të tëra trupit.
Ku një operacion plastik për të patur trupin “perfekt”, një injektim botoksi për të patur fytyrën perfekte vlen më tepër se një diplomë.

Ku një foto në palestër ka më tepër “like” se një foto duke lexuar apo duke kryer vepra të mira në shërbim të komunitetit. Shekulli XXI, ku mbijeton vetëm nëse luan me “arsyen” dhe shkatërrohesh nëse vepron me zemër!’ ka shkruar ajo krah fotos.

Ja çfarë dhurate i bëri bashkëshortja Gaz Pajës për ditëlindje.

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, festoi një ditë më parë ditëlindjen, dhe padyshim urimet vërshuan nga të gjitha anët, të afërm miq e fansa.

Besojmë dhuratat gjithashtu. Por padyshim, kërshëria më e madhe ishte se cfarë kishte zgjedhur Ira për të shoqin që mbushi 41 vjec.

Ajo vetë e tregoi këtë përmes rrjeteve sociale. Bashkëshortja e Gazit, që është në pritje të fëmijës së tyre të parë, ishte e bindur se kishte gjetur dhuratën perfekte për të: një kapele se Gazit kapelet i pëlqejnë shumë, e cila për më tepër kishte gërmën e parë të emrit të tij.

Po ktheheshin nga një gëzim familjar, aksidentohet makina, një i vdekur.

Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Mëngjesin e sotëm rreth orës 08 e 40 në autostradën Levan Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh mjeti tip Hyundai që drejtohej nga 25 vjeçari Klevis Banavia banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, 27 vjeçari Eljan Haliti banues në Burrel si dhe ndodhen nën kujdesin e mjekeve në spitalin rajonal Fier pasagjerja Elsa Meskurti 21 vjeçe banuese në Mat dhe shoferi Klevis Banavia.

Tre personat po ktheheshin nga një gëzim familjar në Përmet. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Këto janë zakonet e mëngjesit që ju shëndoshin.

Ja disa nga gjërat që bëni gabim në mëngjes dhe sabotojnë të gjithë përpjekjet tuaja për të qëndruar në formë.

Flini shumë gjumë. Kur flini më shumë se 10 orë gjumë atëherë kjo do të çojë në shtim peshe. Prandaj sigurohuni të keni një orar fjetjeje dhe zgjimi që të përfshijë nga 7-9 orë gjumë, as më shumë dhe as më pak.

Bëheni gati në errësirë. Kur zgjoheni shpesh nuk e ndizni dritën ose hapni perden duke qëndruar në errësirë. Kjo nuk ndikon mirë në gjendjen emocionale dhe mendore. Gjithashtu trupi ka nevojë për rrezet e diellit në mënyrë që të nxisë rritjen e metabolizmit. Gjithashtu drita do të zgjojë trupin tuaj duke u ndjerë më energjik.

Nuk përdorni shkallët. Kur përdorni ashensorin në vend të shkallëve dhe preferoni makinë apo transportin publik në vend që të ecni në këmbë atëherë mos u habisni pse po shëndosheni. Ju nuk harxhoni kalori në mëngjes duke bërë që ushqimi të kthehet në yndyrë. Ecja në mëngjes është jetike pasi nxit metabolizmin gjatë ditës.

Nuk hani mëngjes. Kur ju konsumoni mëngjes do të rezistoni më gjatë pa konsumuar ushqime të tjera. Ndjesia e të ngopurit do të çojë në më pak ëmbëlsira apo ushqime të shpejta të dëmshme për shëndetin.

Nëna i braktisi pasi babai ndërroi jetë, drama e dy jetimëve.

Janë vetëm 16 dhe 14 vjeç, por për Stejsin dhe Besjadën çdo ditë është një sfidë. Çdo ditë shënjon dhimbjen, trishtimin dhe mizorinë në të cilën jetojnë. 3 vite më parë babai i ndërroi jetë, duke e lënë familjen në mëshirë të fatit, pa asnjë mundësi. Por, fatkeqësia për vëlla e motër nuk do të soste. Para 3 muajsh nëna i braktisi, duke i lënë të vetëm dhe të rrënuar. Pasi ka shkëputur çdo kontakt me ta.

Besjada jeton në fshatin Trashovicë në Gramsh së bashku me gjyshin e sëmurë, në një shtëpi gati të rrënuar dhe pa asnjë kusht. Të ardhurat e vetme vijnë nga pensioni i gjyshit prej 100 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë, Stejsi qëndron në konvikt në Elbasan, ku vazhdon shkollën e mesme profesionale për elektricist. Mes vështirësive të shumta, ai ka zgjedhur ta vazhdojë sepse babai i la amanet të kishte një zanat. Por, nga kushtet e këqija ai rrezikon ta lërë shkollën. Janë dy fëmijë të cilët janë krejt të vetëm dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë.

“Po të ishin të dy prindërit jeta jonë do të ishte shumë ndryshe. Babi vdiq nga një aksident. Kurse mami na ka lënë para 3 muajsh, ka ikur. Kemi provuar ta marrim në telefon, por ajo i ka bllokuar numrat. Nuk e marrim dot, por as ajo nuk na merr. Kam ëndërr të mbaroj shkollën dhe më pas mund të gjej ndonjë punë. Shkollën unë e vazhdoj për elektricist dhe librat nuk i kam marr akoma. Sepse duhen lekë për t’i blerë. As motra nuk i ka të gjithë librat, vetëm gjysmat ato çfarë i dha Bashkia. Rrobat që vesh mi kanë dhënë, sepse nuk kam mundësi që t’i blej.”

Besjada, e vetme i duhet të mbajë shtëpinë, të kujdeset për gjyshin dhe të shkollohet. E tremb e ardhmja, sepse nuk e di çfarë do të bëhet me të.

“Paradite më duhet të shkoj në shkollë, ndërsa pasdite më duhet të vij në shtëpi. Të bëj për të ngrënë, të kujdesem për gjyshin dhe të bëj punët e tjera. Më pas kur më ngelet kohë, mundohem të bëj mësimet. Është shumë e vështirë që t’i bësh gjithë këto gjërat vetëm. Nuk kam asnjë mbështetje, asnjë njeri që të më rrijë afër. Gjyshi është 88 vjeç dhe ai nuk mund të jetë përgjithmonë. Ndaj kam frikë se mos mbetem vetëm.”

Ndërkohë, gjyshi i të rinjve me zërin që i dridhet lutet që të gjendet një strehë për nipin e mbesën e tij. Pasi kushtet e shtëpisë që kanë janë skandaloze dhe i rrezikohet jeta. 14-vjeçarja thotë se tashmë që fillon edhe dimri e shirat janë më prezent, gjithçka hyn brenda në shtëpi. Duke ia bërë të pamundur jetesën.

“Në shtëpi gjendja është shumë e vështirë, kam shumë frikë që të rri këtu. Sidomos natën. Dritaret janë të thyera dhe mund të hyjnë akrepat, nepërkat. Tavani është i çarë dhe kur bie shi, hyn i gjithi brenda. Shtëpinë e kemi pa pllaka, tavani është i çarë dhe natën mund të na bjerë në kokë.

Nuk dihet, jemi në dorë të Zotit. Rrugën për të dalë në qytet e kemi shumë larg, është 1 orë në këmbë. Kemi dhe një përrua afër dhe kur bie shi, nuk kalohet. Nga njerëzit kërkoj një ndihmë, sado që të vogël. Që të na plotësohen disa kushte, sa për të jetuar pak më mirë. Se kështu si jemi nuk jetohet dhe është shumë larg.”

Rasti i rëndë është publikuar nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i cili bën thirrje për t’i ardhur në ndihmë këtyre dy fëmijëve. Të cilët kanë nevojë për një fije shpresë, se dhe për ta jeta mund të jetë e bukur.

Aksident, mjeti përplas drejtuesin e biçikletës.

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në kryeqytet, ku ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur tek rruga e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur drejtuesin e biçikletës, i cili është dërguar me spital. Nuk dihet ende identiteti i të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e aksidentit.

Kanosi me armë bashkëshorten, policia parandaloi 1 ngjarje të rëndë.

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë, duke vënë në pranga 29 vjeçarin, Zef Çobajn.

Blutë e Shkodrës kanë sqaruar se në fshatin Rragam, Çobaj ka kanosur dhe ka dhunuar fizikisht në banesë bashkëshorten e tij.

Sapo blutë e Shkodrës kanë shkuar në banesën e tij, Çobaj ka lënë armën e zjarrit në banesë dhe është larguar në drejtim të pyllit.

Çobaj është ndjekur nga policia, ku më pas edhe është prangosur nga policia, ndërsa në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar edhe arma e zjarrit.