Kur do të nisën protestat e opozitës? Ish deputetja e PD zbulon detajet.

122

Ish deputetja e PD, Dhurata Çupi, ka zbuluar se deri në datën 18 tetor, opozita nuk do të dalë në shesh për të protestuar. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ajo tha se për shkak të përgjegjshmërisë për hapjen e negociatave, opozita nuk do të dalë në shesh, por sipas saj format e protestës do të jenë vetëm kontaktet me qytetarët.

Protesta është një nga alternativat e PD. Ne deri në 18 tetor, për shkak të përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë ne nuk do të mbushim sheshet me protesta, por format e protestës do të jenë në kontakte me qytetarët.

Ne do të presim një PO nga të gjitha vendet e BE, për të hapur negociatat. Kemi 6 vite që shkojnë dëm vendit tonë nga një qeveri e papërgjegjshme, dhe ne do të bëjmë çmos. Do të lobojmë fort për të marrë një PO për hapjen e negociatave. Protestat do të jenë një nga format e artikulimit të PD, po bëhet platforma e detajuar e PD, u shpreh më tej ajo.