Tu shemb shtëpia dhe do ta ndërtosh? Lejen dhe projektin i ke falas

482

Zv/ kryeministri Erjon Braçe premtoi se ditën e mërkurë qeveria do të miratojë një VKM e cila parashikon që cdo familjeje që i është shembur banesa nga tërmeti dhe do ta ndërtojë, lejen dhe projektin do ta ketë falas, pa paguar asgjë.

I kam shkruar kryeministrit, ose me ligj ose me VKM, të mërkurën me mbledhjen e qeverisë kush është dëmtuar nga tërmeti dhe do të ndërtojë shtëpinë vetë lejen e ndërtimit e ka gratis bashkë me projektin pa paguar asgjë. Duhet bërë projekt, themele dhe mur tamam, tha ai.