Kaos në avion, pasagjeri me COVID-19 ndërron jetë

308

Avioni i kompanisë, “United Airlines”, i cili ishte nisur nga Orlando dhe kishte destinacion Los Angeles, u përfshi nga kaosi e paniku, teksa një pasagjer i cili dyshohet se ishte i infektuar me koronavirus ndërroi jetë.

Fotot e publikuara nga pasagjerët e tjerë tregojnë kaosin në bord teksa tentonin t’i vinin në ndihmë personit që papritur u ndje keq.

Sipas Daily Mail personi, i gjinisë mashkull, u shpall i vdekur menjëherë sapo avioni bëri ulje të detyruar.

Mësohet se mjekët u ngjitën në bordin e avionit për t’i dhënë ndihmën e parë pasagjerit, por nuk ia dolën t’i shpëtonin jetën.

Bashkëshortja e viktimës është shprehur se burri i saj kishte pasur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit në ditët e fundit, ndërsa kishte humbur edhe shijen e nuhatjen.