Mblidhet kryesia e PS-së, dalin emrat e rinj për kryebashkiakë

127

Mbyllet mbledhja e sotme e Kryesisë të Partisë Socialiste dhe dalin emra të rinj si kandidatë për kryebashkiakë të ardhshëm në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas burimeve të A2 CNN, do të jetë Dionis Imeraj konfirmohet si kandidaturë e PS në Dibër, duke rënë kështu kandidatura e ish deputetes të PDIU-së,  Reme Lala. 

Ndërkohë, në Vorë nuk pritet të kandidojë Sadi Vorpsi por Agim Kajmaku. 

Valbona Sako pritet të kandidojë për PS-në në “betejën” zgjedhore në Bashkinë e Durrësit, kurse në Kurbin partia i ka besuar vendin Majlinda Carës. 

Në Shijak, socialistët janë të orientuar për kandidaturën e Elton Arbanës. 

Në këtë mënyrë, kompozohen edhe të gjithë kandidaturat e Partisë Socialiste, dhe mungojnë vetëm disa Bashki si Hasi dhe Peqini, që pritet të qartësohen në darkë.