Presidenti Meta reagon për herë të parë pas mosdekretimit të Lleshit

572

Një ditë pasi nuk dekretoi propozimin e kryeminsitrit Edi Rama për emërimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm si zëvendësues i Fatmir Xhafajt, Presidenti Ilir Meta shfaqet tejet i relaksuar.

Në një postim në Facebook ai i ka uruar “mirëmëngjesi” shqiptarëve, teksa shihet i ulur në një ballkon me filxhanin e kafes në dorë.

“Të dashur miq! Ju uroj një të diele të mbarë në këtë ditë plot diell,” shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë emrin e ri për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin.