Një krim i rëndë brenda familjes është regjistruar gjatë natës në
lagjen “Shkumbin”, në Librazhd.
Në banesë shtetasi Daut Gjokola 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë bashkëshorten e tij shtetasen Luljeta Gjokola, 49 vjeçe.
Pas krimit autori Daut Gjokola është hedhur nga kati i katërt i apartamentit të tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur në spital.
Ende nuk dihet shkaku i ketij krimi te rende ndonese paraprakisht mendohet se nje nga pistat eshte xhelozia.