Ministri Lleshaj e nis vitin me ndryshime në Policinë e Shtetit

388

Viti i Ri 2019 ka nisur me ndryshime edhe në radhët e Policisë së Shtetit.

Me anë të një deklarate për mediat, Ministria e Brendshme bën të ditur se drejtuesi i lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe drejtues i lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Ndryshimet janë bërë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.