Nuk ndalen tërmetet, regjistrohet një tjetër mëngjesin e së dielës

180

Një tjetër lëkundje është ndjerë rreth orës 07:00. 

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4,2 të shkallës Rihter.

Sipas EMSC, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, në afërsi të Kepit të Rodonit. Ndërkohë thellësia e lëkundjeve ishte 10 km.

Tërmeti shkatërrues që goditi vendin më 26 nëntor la pas 51 të vdekur si dhe mbi 750 të plagosur.