Ja kush u zgjodh kryetare e Këshillit Bashkiak Shkodër.

446

Mes tensioneve dhe protestave është konstituar Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Pa asnjë surprizë emri i kryetares është Brisilda Kadia. Ashtu siç mediat zbuluan më herët, emri i saj ka qenë porosi e Ramës.

Mbledhja ka përfunduar, anëtarët e Këshillit Bashkiak po dalin nga ambientet e Bibliotekës së Shkodrës, ndërsa jashtë protestojnë mbështetësit e PD.

Ndërkaq në mbledhje ka munguar deputeti i PS Ditmir Bushati. Si përfqësues nga Partia Socialiste janë deputetët Senida Mesi dhe Luan Harusha. Po ashtu nga Partia Social-Demokrate është deputetit Tom Doshi që ka 9 këshilltarë në Bashkinë e Shkodrës.