Kirurgia shkodrane humbi betejën me COVID/ Mjekët: Nuk mundëm dot të të shpëtonim…

348

Detyra e vështirë për ti lexuar ato rreshta i është caktuar mjekut kirurg Shpëtim Ymeri, i cili as vetë nuk e kishte menduar që do i binte “kjo barrë e madhe”.

Nuk e mendoja kurrë që të më vije në këtë barrë që të flisja në këtë ceremoni mortore, mendoja që do të shtrëngoja dorën siç bëja në spital dhe të thoja “ia hodhe mikja ime”. Nuk mundëm të të shpëtonim pavarësisht përpjekjeve tona maksimale. Humbje e madhe për familjen, e mbarë qytetin.

Ndihemi të pikëlluar për këtë humbje, të një profesioniste të vërtetë, dokroreshë humane, të palodhur dhe fjalë pak dhe besnike të këtij profesioni që qëndroi deri në ditën e fundit. Burim frymëzimi, ne të jemi mirënjohës. Kemi kaluar momente stresi, lidhje e sakrifica por edhe sadisfaksionin që të të jep profesioni si kirurg. Njerëzit si ti nuk vdesin kurrë, por jetojnë në mendjen dhe zemrat tona, tha ai teksa nga pas ishin kolegët që nuk mbajtën dot lotët.

Kraja u shua në moshën 78 vjeçe por ajo do të mbahet mend gjatë nga shkodranët por jo vetëm për kontributin e dhënë. Edhe pse kishte dalë në pension ajo vazhdoi punën me të njëjtin pasion si në ditën e parë. Zyliha Kraja ishte bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.