Kontrolle për rritjen e sigurisë, 23 të arrestuar në Korçë

396

Strukturat e Policisë Korçë, kanë vijuar punën dhe kontrollet e vazhdueshme për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë.

 

23 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe 34 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

 

Janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.

 

Nga Sektori i Policisë Rrugore, kanë vijuar kontrollet dhe këshillimet për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës. Janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, janë proceduar penalisht 2 të tjerë, janë tërhequr 15 leje drejtimi dhe janë vendosur në total 480 masa administrative, për shkelësit e Kodit Rrugore

 

Nga ana e këtij sektori, është zhvilluar një aktivitet sensibilizues mbi sigurinë rrugore, me nxënës të shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi”.

 

Kanë vijuar takimet edhe me nxënësit e shkollave 9-vjeçare, konkretisht me shkollën “Pandeli Cale”, ku është folur mbi efektet negative që shkaktojnë tek njeriu, përdorimi i substancave të dëmshme.Nxënësit i kanë pasqyryar nëpërmjet krijimeve të tyre, njohuritë e përfituara nga takimet me punonjësit e Policisë.