Incident, përfaqësuesja e PD hyn në sallën e Këshillit Bashkiak.

344

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Gerta Bardelli, gjatë mbledhjes për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës e cilësoi këtë mbledhje një nul antikushtetues. Kujtojmë se, që prej orës 10:00 demokratët po protestojnë kundër ngritjes së ketij keshilli dhe biblioteka është e rrethuar me dhjetëra forca policie.

Përpara se të braktiste kētë mbledhje që cilësohet ilegjitime, zonja Bardeli deklaroi se anëtarët e të ashtuquajturit Këshill po konsumojnë disa vepra penale, pasi po tentojnë të ngrejnë institucionet pa zgjedhje dhe në kundërshtim me dekretin e Presidentit të Republikës.

Ajo deklaroi se të gjithë ata që e kanë arkitektuar mbledhjen-farsë të ditës së sotme shumë shpejt do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale.

Kjo që po bëni është e e paligjishme. E keni shkatërruar këtë qytet. Nuk më nxjerr jashtë mua nga qyteti im. Dakord. Nuk dini se çfarë është demokracia. E keni shypur këtë qytet për 45 vjet, iu drejtua ajo prefektit dhe përfaqësuesve të tjerë të PS.

Ndërkaq në mbledhje vihet re që mungon deputeti Ditmir Bushati, dhe si përfqësues nga Partia Socialiste është deputetja Senida Mesi dhe deputeti Luan Harusha. Po ashtu nga Partia Social Demokrate është deputetit Tom Doshi me 9 këshilltarë.