Ja çfarë do ti ndodhë shqiptarëve që jetojnë në Angli kur ajo të lagohet nga BE.

340

Në vendin ku jetojnë mijëra e miliona shqiptarë parashikohet një situatë e vështirë. Dokumente s ekrete të qeverisë britanike paralajmërojnë pa ralizim në gjithë vendin në rast se Britania largohet më 31 tetor nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje. Dokumentet u publikuan nga gazeta The Sunday Times dhe sipas burimeve qeveritare që nuk pranuan të identifikohen, ato janë dhënë shtypit nga një ish ministër.

Britania pritet të përballet me probleme të mëdha nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje tregtare, thuhet në disa dokumente të publikuar nga gazeta The Sunday Times. Në në rast të tillë vendi do të përballej me ndërprerje të furnizimeve me ilaçe, ushqime e karburant, që mund të zgjasnin deri në gjashtë muaj.

The Sunday Times shkruan se dosja ofron një vështrim të rrallë mbi një plan sekret të qeverisë për të shmangur një kol aps ka tastrofik në infrastrukturën e vendit. Dokumentet ku detajohet ndikimi negativ në vend në rast të një Brexit-i pa marrëveshje, janë nxjerrë nga një ish-ministër në një përpjekje për të ndikuar negociatat e qeverisë me Bashkimin Evropian, tha një burim qeveritar të dielën, raporton VOA.