Miriam Cani publikon foton e rrallë të 16 viteve më parë.

94

Një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, Miriam Cani, është kthyer pas në kohë ditën e sotme dhe ka publikuar një foto të 16 viteve më parë në llogarinë e saj në Instagram. Ndryshe nga çjemi mësuar ta shohim, Miriam shfaqet me flokë deri tek shpatullat, një fund të fryrë në ngjyrë rozë dhe deri poshtë gjurit, si dhe një xhaketë xhins sipër.

Ajo e ka kombinuar këtë pamje më së mirin me stilin vintage të fotos dhe makinës. Pavarësisht se vetëm 18 vjeç, Miriam nuk duket se ka ndryshuar shumë, pasi ëmbëlsia dhe tiparet në fytyrë vazhdojnë të mbeten të njëjtat.