Eneda Tarifa rrëfen për herë të parë pse i kërkon shpesh falje së bijës.

472

Eneda Tarifa ka folur dia here për marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e saj, Arian, me të cilën ndan edhe foto në rrjetet sociale. Mirëpo, ajo që nuk dinim është se Eneda si mami qenka fajtore për diçka, për të cilën është e ndërgjegjshme, madje edhe i kërkon shpesh falje së bijës.

E ftuar në emisonin Treshat, Eneda ka rrëfyer se i ndodh që streset e punës apo ato të përditshmërisë tia nxjerrë së bijës. Ndodh, por e marr dhe ia shpjegoj, madje shpesh i kërkoj edhe falje. Unë di të them më fal. Vajzës i kërkoj shpesh falje, është shprehur ajo. Të jesh prind nuk është e lehtë, megjithatë Eneda duket se e kryen këtë mision më së miri.