Filmi Green Book “rrëmben” çmimin e parë në edicionin e 91 të Çmimeve Oscar

462

“Green Book” është fituesi i çmimit Oscar të edicionit të 91-të i mbajtur në Dolby Theatre në Hollyëood. Në një mbrëmje me plot emocione u dhanë çmime për plot 24 kategori. Ajo që ishte risi e kësaj nate ishte që realizuesit e këtij kompeticioni kishin vendosur që mos kishte prezantues të mirfilltë në skenë. Cermenonia e ndarjes së çmimeve ka nisur me muzikën e grupi Queen “Ëe are the Champions” pasuar pastaj me këngë të tjera dhe me fjalime të fituesve të çmimeve dhe të ftuarve.
Pas një konkurence tepër të fortë mbrëmja magjike shpalli fitues të çmimit të madh,”filmin Green Book” si dhe plot çmime të tjera q mund ti ndiqni më poshtë.

Fituesi e Çmimeve Oscar sipas kategorive:

Filmii më i mirë: Green Book
Aktori më i mirë në rol kryesor: Rami Malek – Bohemian Rhapsody
Aktorja më e mire në rol kryesor: Olivia Colman – La favorita
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Regina King (If Beale Street Could Talk)
Aktori më i mirë në rol dytësor: Mahershala Ali – The Green Book
Filmi më i mirë i animuar: Spider-Man: Into the Spider-Verse
Dokumentari më i mirë: Free Solo
Kostumografia më e mirë: Black Panther
Produksioni më i mirë: Black Panther (Hannah Beachlerer)
Kinematografia më e mirë: Roma (Alfonso Cuaron)
Stilimi dhe make up-i më i mirë: Vice
Editimi më i mirë i audios: Bohemian Rhapsody
Miksimi më i mire i audios: Bohemian Rhapsody
Filmi më i mirë në gjuhë të huaj: Roma
Montazhi më i mirë: Bohemian Rhapsody
Filmi më i mirë i animuar, me metrazh të shkurtër: Bao
Dokumentari më i mirë, me metrazh të shkurtër: Period. End of Sentence
Efektet më të mira vizuale: First Man
Filmi më i mirë aksion, me metrazh të shkurtër: Skin
Skenari më i mirë origjinal: Green Book
Skenari më i mirë i përshtatur: BlacKkKlansman