PD ultimatum: Të lirohet menjëherë ish-deputeti Bardh Spahia

357

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po përndjek kundërshtarët politikë dhe po dhunon qytetarët.

Në një deklaratë për mediat, PD duke u ndalur tek arrestimi i ish-deputetit Bardh Spahia, shprehet se ai po mbahet I burgosur pa asnjë provë.

Duke I kërkuar prokurorisë që të zbatojë ligjin, PD ka kërkuar lirimin e menjëherëshëm të përfaqësuesit të opoiztës ndërsa ka paralajmëruar prokurorët e gjyqtarët se do të mbajën përgjegjësi personale për çdo shkelje të ligjit që kanë bërë në favor të qeverisë.

Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politik të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, që përndjek kundërshtarët politikë dhe dhunon qytetarët. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, prej gati 48 orësh, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit.

Paralajmërojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës. Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit.